Sherife Allko
E deha shpirtin këtë natë

Piva e piva,sa u deha në natën e fundvitit .
Deha shpirtin tim me verën e kuqe si gjaku .
Ajo depërtonte e lirë, nëpër labirinthet e dejeve të mia!
U deha si asnjëherë më parë,unë shenjtorja .
Vendi më vinte përqark,më dukej lëndinë.
Si njê zanê e bukur më dukej vetja,
Me shkopin tim magjik botën doja të vishja .
U zgjova papritur nga trullosja e stisur.
Rreth meje pëllumbat e bardhë pashë
Fara të zeza,u hodha për të ngrënë.
Gugatën të qetë mbi supet e mi të lodhur !
Me iluzionet e verës së kuqe,
deha shpirtin tim !
Tiranë
Janar 2022