Sherife Allko:Bota do pranverë


Bota do pranverë

Shtegëtojnë mendimet bashkë

me hijen e hapave të hedhur kuturu.

Bora e ftohtë nuk më ndalon shpirtin

të ëndërroj,të ringjall gëzimin në zemër .

Ndërsa nuancat delikate të heshtjes qajnë,

për të gjetur misterin e botës së çmendur

që ndjekin pasione harbutërie .

Unë endem nëpër ëndrrat e botës ,

duke kërkuar vesë shprese,në blunë e pastër të jetës .

Inteligjenca e pafundësisë mban diversitet dhe biodiversitet,

në fusha të ndryshme të dijes.

Njerëzimi i nënshtrohet heshtjes së ftohtë të jetes .

About Post Author