..MENDONI EDHE PËR NE

Në cilën toke jam ulur unë mjerani !?
Mos vallë eshtē tokë që nuk prodhon bukë për mua?!
Mos ju vipat e kohës të veshur me kostum e kollare jeni ndryshe ?!
Mos vallë ajo pjesē toke ku jetoni e dëfreheni është tokë tjetër me një fuqizues magjik ?
Ah,çfarë dhimbje ndjej,kur shoh brinjēt e mia nē rrezen e diellit ,
Numërohen lehtas ,janë zbuluar nga skamja.
Sa i pafat jam unë i ziu ,
Sa me fat na qënka rraca e qenve,
mbuluar me ar si mbretër nga bosat e tyre .
O ju,kokat e mëdha të botës …
Ju sharlatanē,bastardë barkë mëdhenj .
Jeni bërë si zogj grabitqarë ,tē pangopur .
Po vdesim urie .
Mua më hahet bukë,më pihet ujē ,dua këmbët ti vesh,
Pa shikoni;më janë shterur lotët nuk qaj dot,mē shteruan forcat .
O njerëz të kësaj bote :….
Mos hani një vakt, lini mënjanē një pjesëz për fëmijët e botës që vdekjen shohin çdo ditë me sy.
Ju lutem më jepni një përgjigje të sinqertë.
Le tē rrahë zemra juaj për ne tē pangrënët e kësaj bote .
