Sherife Allko:Valët e pranverës



Sherife Allko

Valët e pranverës

Majë degës së kumbullës,

Një syth,çeli lulen e bardhë .

Mbi të flakëroi dielli i ngrohtë,

Mbi pemë,dukej si perlë e rrallë .

Mbijnë barërat,vrapojnë nëpër ara

Erërat e ftohta dergjen nëpër skuta .

Në fletët e yjta guximshëm kërcen hëna.

Në duart e ngrohta erdhi edhe foshnja.

Kujtoj mirazhin e dimrit të ftohtë ,

Rrugën ia shtron pranverës si një puthje .

S’ka pikëllim lakuriqësia e së vërtetës.

Pranvera ka emrin e saj,puthje dashurie .

About Post Author