Shëtitje në ëndërr-Nexhat Nallbati


Në ëndër se ç’shëtita mbrëmë,

Në shtëpinë e prindërve,fjeta në lëmë,

Aty në Selishtë, kallinj duke mbledhur,

Kali shinte grurin, me vrap duke bredhur.

Tek pragu i shtëpisë, arra ishte ngjitur,

Një vit mbillnin grurë, vitin tjetër misër,

Tërë sinoret e arës, i pashë dhe i brodha,

Me shokët e mëhallës, natën aty kalova.

Në oborrin e madh, shëtita pa frikë,

Në të majtë të tij, kishim një plevicë,.

Kur u futa brenda, kali mirë më njohu,

Mua më përshëndeti dhe hingëlliu.

Erdha të të shoh i thashë,shihemi prap nesër,

Kur të shijmë grurin, në arën e vjetër,

Gjumi im i natës ishte shumë i ëmbël ,

Në mëngjes u zgjova, shëtitja ishte ëndër.