Shëtitorja e bregut në Sarandë-Nga   Spasse   Thanasi


  • Në qytetin, që më përcjell edhe poezi të trishtë

Saranda,

qytet  i zhytur  në betone

ka shëtitoren e vetë

që krijon zhurma  në breg

dhe klithin  shkallaret pa shteg…

Nuk i duhen fantazmat mbi trotuare

Për të shënuar modernitetin e ri

Ndërton  portretin e vetë

ky qytet i lashte

Zhytur  nëpër ujëra !….

Saranda,

Qytet  që  qan palmat e dikurshme

që vdiqën në shëtitore

Ringjall dëshirat e tyre

Me peng ngashëruar ….

Kjo brengë detare  mbi valë

Si një peshkatar që nuk ndjen

mëngjesin e vetë….

Pulëbardhat  mbeten   të vetmuara

Pa  puthje  në  hapësirë

Nuk gjen vetveten  kurrë !….

Eh, ky qytet  shenjtorësh

U kthye  në  beton

Qan  edhe natën

me xixëllimat e ujit

që treten nëpër ujëra

me pasthirmat njerëzore

lëshuar nëpër shëtitore :

  • Ku je Sarandë ?!
  • Ku është bukuria jote  mbi valë ?!
  • Pse hesht në këtë Det Jonian ?!
  • Si vajzë e shëmtuar  në breg !?…