Shi i vonë-Valbona Kolaveri


Laureshat, po presin

Me padurim pranverën

Të qeshë,

Prilli po thyhet rishtaz

Në vaje shirash të vonë,

Tek rënkon fundin e tij

Duke u larë fytyrën qiejve

Zogjtë strukin sqepët

Nën fletë ,

Duke gudulisur vetet,

Dhe tubime resh të mbledhura,

Shkarkojnë rrëmbyeshēm,

Maraze shpirtnash

Që sjanë më

Sythet ,

Po këndojnë ngjizjet e para,

E po kundrojnë së largu

Luleborët

Ato qëndrojnë stoike,

Në bukurinë e tyne mbretnore,

Kopshteve të hareshme

Të Edenit,

Ku jaret të kanë sajdis

Në dashni gjith-herë

E së largu ,

Po rigon shi malli,

Të ngjyej në të trëndafiltë,

Marren e dashnisë së harruar

Dimnash në ikje,

Që po bredhin shpirtnash,

Tek presin të festojnë bashkë

Ndriçimin e diejve

Fytyrave,

Paqtë.