Fjalën e ashpër, mik
asnjëherë, mos thuaj..
Është e rëndë, plumb
Në labirintin e mendjes
mbaje izoluar…
Gjejë fjalë më të butë,
të shprehish “moskënaqsinë”…
Se nga sytë, një ditë
mjergulla, largohet…
Shikon qiellin, qartë
shikon kaltërsi…
Frynë erë e pendimit
por shpirtit të plagosur
nuk do mundi dot
akullin t’ja shkrijë
Shijen e kësaj fjale
shpesh e kam provuar…
Shumë e hidhur është
si helm dhe si vrer…
Dhe pse gotën me mjaltë
më pas më ofruan….
Shija e hidhërimit
më ngeli, përherë….
Eli Nebi -Plaku tetor 2023
