
SHIJA E PARAJSËS
Sot serish idea për gjakun e kuq më inspiron
pa pirë asnjë gëllënjkë i dehur ndihem
ja kjo fuqi që tërin më arreston
gjithmonë jam humbës në këtë dyluftim.
*
Edhe ditën kur qëndroj në dhomën time
kërkon qetësi penda ime
urdheron zëri i brendshëm i vetmisë
shkruaj poezi për verën e dashurisë.
*
Si flutura që shijon flladin pranveror
hyra në qetësinë e të kaluarës së bodrumit
opiumi i shisheve zgjoi kujtesën e ditëve rinore
më se i heshtur u afrova shishes së nektarit.
*
Zbrapsje nuk kam nga idila e jetës
dritëzat dritëzojnë dritaren e vogël të bodrumit
gota në dorë më shpie në oazën e lumturisë
rrëmbej fuçinë e verës cilësore mbuluar me merimanga të shumtë.
*
Mbretëria e heshtjes dorëzohet hapjes së mrekullise
pikat e para të nektarit derdhen në gotë
gjithandej përhapet aroma e parajsës
edhe ajri shijon verën dehëse të frymëzimit.
Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike
UJË BURIMI