Shiqom një herë
Sa shumë ditë të gjata kaluan
Sytë e tua athua më kanë harua
Druaj se mos ngele zemra ime.
E të duket sikur me qenë jetime
Të lutem mos ndihem e braktisur
Zemër e thuer,me dhimbje e qendisur.
S’kam kuptim pa ty,si do të jetohet
Shpirti dita ditës më grimcohet
Sytë e tu blue,kur me shikojnë.
Motive për jetën më premtojnë
Shiqimi ytë shumë më mungon
Pse shtiresh se nuk e kupton.
E di se buzët tua me tjera ngjeshen
Kurse buzët e mia janë vyshkur
Mos kërko nga ikja të ndihesh krenarë.
Po ashtu ikja nuk do të bën fitimtarë
Të bën të dukesh, shumë më pak shqiptarë
Ata që kanë bë gjatë jetës tradhëti
Asnjeherë nuk kanë jetuar në liri
Ti asnjëherë s’më bën të ulët.
Vyrtitet e bindjes sime nuk shkulen
E di se do të zhgënjehesh nga kalimtaret
Nga se koha me mua nuk përmallet
Kujtimet me mua i ke nën lëkurë.
E ata nuk mbulohen me tjetër pelhurë
Të shpifurit të kanë shpifur me aventurë
Pastaj do t’i ngjashë të shëmtuarës pikturë.
Pa hile, t’a kam zbuluar se të kam në zemër
Karakteri im nuk pranon tjetër emër
Të dua me trup,dhe me shpirtë.
Jam ritur nëpër kreshtat e Shqipërisë
Luftoj tët çliroj, nga prangat e tradhëtisë
Dhe tët nxjeri nga jorgani i plogështisë
Të lutem,ktheje shiqim nga unë.
Jetë të lumtur kam me tët sëndërtue
Buzët e mia janë vetëm tuat a s’të gëzojnë
Kalimtaret,lavire synojnë tët grimcojnë
Nuk them unë, përvojat ashtu thuan.
A e dine se avanturistet nga fisi të larguan
Eja pranë meje, mos na humbet koha kotë
Unë ri e pres, megjithse vuaj motë për motë.
Digjem si nën llavën e vullkanit të zjarrtë
Gabimin tëndë do e shlyej me kokën lartë
Edhe farefisi gabimin do t’a falë.
Kujdesen për ty,sepse të kanë përmallë
Mua me konsiderojne si pjesë e familjes
Ata kënaqen nëse ne dy ecim drejtë lumturisë.
Megjithate do të inkuadrohesh përsëri në jetë
Harohen të gjitha kur përmirësohesh vetë.
Nexhat Bexheti
