…” Shiu dhe bota e bukur e mikes time….!!!”


….” Shiu dhe bota e bukur e mikes time….!!!”

…..Kur po merrnim rrugën e kthimit nga shëtitja e përditshme, shiu filloi të shtojë dozën e tij.
U detyruam të futemi në lokalin buzë digës së Liqenit.
Porositëm makiato dhe kafe dhe po shikoja faqen time në rrjetet sociale.
-Faleminderit që jeni prezent në faqen time, mikja ime.
Përgjigja e mesazhit më bëri përshtypje i sapo ardhur, taze, i freskët,”
“Ju lutem miku im! Vlerat për një njeri, që di ti supertojë vlerat në skicat e tij, pse jo të mos jem prezent edhe me komentet e mia, apo jo miku im!
Une e dua të bukurën dhe realen!
Ndaj dhe ndalem tek cilido, që e shkruan atë!
Respekt për ju Miku im!
-Përsëri Faleminderit Mike e nderuar!!
-Të lutem miku im! Më pelqen edhe natyra shumë, fotot, që më dërgoni nga natyra i pëlqej shumë. Po natyra është e vetmja mrekulli, që Zoti ka bërë të papërseritur!
E dashuroj natyrën!!
-Të njëjtën gjë dhe unë, jam i dashuruar me natyrën qysh herët!
Nuk mund të jetë ndryshe nëe Zonjë Fisnike dhe e bukur në shpirt, me këtë sharm unik, që rrezatoni ju !
-Respekt dhe për ju Miku im!!
Gjithmonë i kam lexuar postimet tuaja edh kur janë pak “të gjata”!!
Por i kam ndjerë dhe i kam lexuar me ëndje, si skica jetësore, ku kam gjetur thërmija të jetës time besoj dhe të jetëve të shumë nga ne. Janë njerëzore, të thjeshta pa ngarkesë të tepërt të figurave të panevojshme letrare.
E bukura dhe përshkrimi, kur janë reale, nuk kanë pse mos të marin jete!!
Ato të çojnë diku larg, Shpirti i lire dhe i bukur lind miku im, jo gjithkush e ka këtë veti.
-Më vjen mirë qe je kaq e çiltër- i shkruajta unë
-Ndoshta çiltërsija është veti e njeriut të dijes dhe studjuesit! Më mungon, ky komunikim, kaq shpirtëror.
Njeriu sa më i paditur aq më shumë i zvogëlohet rrethi kulturës.
-Ju për mua jeni një buqetë e bukur në profilin tuaj tërheqës, por dhe në shpirtin tuaj të bukur.! Shpirti juaj i ngjason Oqeanit të paanë. Une jam veçse nëe prurje uji të një burimi në këtë oqean.
-Miku im çdo gjë është baza e një rritje prindërore, si fëmija edukohet dhe rritet. Në këtë botë fisnikëria është gjëja, qëe nuk blihet!
Ajo është e lindur bashkë me karakterin e njeriut!
-Faleminderit mikja ime, që marr aq shumë energji pozitive, motivin, fabulën e thjeshtë të jetës tuaj.
Fabula e skicës time për ju është:
“Shiu dhe bota e bukur e mikes time….!!!”
…..Hezitoi pak mikja ime dhe vetëm u shpreh:
“Ishte kënaqësi komunikimi me Ju, miku im. Suksese në krijimtarinë tuaj aq njerëzore….!!!”

Pirro Minella Millona

About Post Author