Në shiun e ftohtë
që binte atë natë
Nën ombrellën e vogël
Me të vërtetë bënte ftohtë
e unë ndihesha me fat
Nuk kishte më bukur
kur zemrat dashuronin.
I lutesha zotit
që shiu të mos pushonte
ëmbëlsia e buzëve të tua
Dora e jote që gjithë trupin më përshkonte.
Në ato momente
doja që koha të ndalonte për mua.
Dridheshin trupat
dridheshin nga ndjenjat…
I ftohti mes nesh
nuk egzistonte
Ku kishte më bukur:
Unë, ti dhe dashuria.
Shpirti e zemra ime
veç ty të takonte.
Sa herë bie shi
me nostalgji e vështroj.
Sytë i mbyllë ngadalë
të kthehem edhe njëherë
Në ato çastet e shkuara
të them: Të dashuroj!
Të ndjejë buzët e tua
ti puth si atëhere.
