Shiu i vjeshtës
i vlefshëm n’tetor
sa shumë e admiron
Retë në qiell
ecin me shpejtësi
ato lajmërojnë
se do të bjerë shi.
Gjemojnë traktorët
punohet me nxitim,
për mbjelljen e grurit
edhe n’vendin tim.
Bujqit shihen kudo
në kopshtije e ara,
në kopsht vilën mollët
në ara hudhet fara.
Ai e çmon jetën
dhe punon me vullnet,
ta ushqej shëndetshëm
familjen e vet.
Djersët i shkojnë çurg
bujkut kur ounon,
ndërkaq në mbrëmje
fëmijët i ledhaton.
Mbushën hambarët
plot me bereqet,
jeta në fshat
tashmë ka lezet.
