Shiu i vonuar
Sherife Allko
Bjerë o shi bjerë ,bollë inat mbajte ti
Laje qytetin nga pluhuri e llumi i zi .
Bjerë o i uruar,se u tha toka u përvëlua,

U zhurit njeriu,ngordhi delja edhe miu .
Bjerë more i uruar,shumë pak re ti
Mos u tremb,bjerë shumë t’bëhesh lumë ,
Të ngopet toka,të lahen pemët,tërë bota,
Zogjtë të freskohen e lulet të shumohen .
Bjerë o shi,zgjohu nga përgjumja
Qyteti im ka mbetur i plogët,
Nga netët e nxehta.
Bjerë o shi i bekuar,
Goditi shkëmbinjtē,
Të shkumbojnë egërsisht,
Të rrjedhin nëpër dejet e tokës .