Shiu-Sonja Petro


Sonja Petro

Dhe ndodh shpeshëherë të lutem

Të bieri shi

Të bier me shumë furi

më pastoj thellë trishtimin

Atë trishtim që as vetë nuk e di

Ku buron dhe sa thellë ka hedh rrënjët e tij.

Siç ndodh shpesh që lutem të bieri shi

Po shi me shumë furi

Ai shi që ndez më shumë zjarrin në gji

Atë zjarr që dimë t’a kemi ne të dy.

Dhe sot shiu po bie paqësisht

Por unë sot nuk po di

Por e dua dhe këtë shi

Shi që vetëm lag flokët e mi.