……………………..Nga Spasse Thanasi
Sipas gojëdhënës ne fshatin Zaroshkë
Masiv shkëmbi si sferë e hirtë
Buzë rrugës për në fshatin tim
Si zambakët e liqenit zbardh ëndrrat
Në sfond tiparet e një gruaje
Me djepin e fëmijës ngarkuar në shpinë
Shenjë hyjnore e ndjenjës së mundimshme
E dashurisë mëkuar në shpirtë të fëmijës…
Me kohën ka qendruar i brishtë
Rrëzë kodrës me dushqe që vështron liqenin
Nuk ka ndryshuar fytyrë, i lashtë shkëlqen
Një përshëndetje për çdo udhëtar…
Shkëmb i shenjtë i gojëdhënës së rrallë….