Shkatërrimi i shqisave –Përktheu Irma Kurti


Unë jetoj në krahët e tu si një ëndërr e vetmuar.
Unë jam dallga që sërish ngrihet
Nga shkuma që deri në plazh shtrihet
Dhe bie midis syve të tu e copëtuar.

Ashtu si drita që ti më heq nga qepallat,
Hiri i errësirës dhe i humnerës;
Si rrahja e verbër e veshëve të mi,
Tashmë një kujtim i ajrit mbi mermer,

Unë do të jem përsëri puthja e copëtuar
I etur për t’u mbytur në buzët e tua,
Dhe do të të ndjej përsëri në trupin tim

Heshtja e errët e flokëve të tu,
Fëshfërima delikate e duarve të tua
Dhe trishtimi i gjumit të fundit.

ALÍ CHUMACERO, Meksikë 1918-2010

Përktheu nga anglishtja: Irma Kurti

nga “Poesía reunida”,

Dirección General de Publicaciones, Meksikë

Gruaja me flokë të verdhë, Pablo Picasso

Muzetë dhe Fondacioni Guggenheim