Shkëlqimi i hënës-Vilson Mersinllari


——————–

Shkëlqimi i Hënës,këtë natë sikur më zhgënjeu

kur ballin kisha vënë,mbi xhamat në dritare

të gjitha kujtimet që kisha,ajo mi rrëmbeu

iku u zhduk tutje mes resh,nuk u duk më fare.

Dhe unë mbeta në dritare,paksa i trishtuar

këtë natë i vetëm,nga shkëlqimi i Hënës

më vonë e ndjeva veten,shumë të lumturuar

ndoshta këto kujtime,ja çon në qiell Nënës.

Pranë dritares qëndrova,prita shumë këtë natë

duke filluar veten time,herë,herë e ngushëlloja

që Hëna të dilte prapë,por nata mu duk e gjatë

për këto kujtime që më rrëmbeu,doja ta falenderoja.

Papritmas për mbi re,kryet nxori shpejt Hëna

me shkëlqimin e saj,natën ndriçoi e bëri ditë

ndoshta një fjalë mund ti ketë thënë edhe Nëna

ikë mos e lerë djalin,ti moj Hënë me të pritë.