–Skicë letrare-
(Shkëputur nga libri me skica dhe tregime “NJEREZIT E QYTETIT FUSHOR”.
………………..
Shiu i ngrohtë i prillit përplasej ne ombrellën e tij, teksa po kalonte ne anen tjeter te rruges, me disa kercitje te çuditshme qe i ngjanin atyre goditjeve mbi tastieren e pianos, aq ëmbël, saqe nuk e degjoi as heren e trete, dikë qe e therriste nga prapa, derisa ky i fundit te shtrinte hapin dhe ta prekte ne supin e djathte te shoqeruar me nje ze te vrazhde:
– Po ndalo o demokrat se ka tre here qe te therras!
Iselti ktheu koken dhe pa fytyren e gjerë, me ate te çaren ne faqen e djathte te nje shoku te vjeter me te cilin kishte punuar ne oficinen e ish-Uzines se Pambukut. Ate shenje ne faqe e kishte nga saldatura qe e kish djegur dikur tek saldonte nen nje kazan te madh celiku inoksitabel, ketu e dyzet vjet te shkuara. E mbante mend mire kete se ai e shoqeroi atehere ne spitalin e qytetit ku ia mjekuan mire, por shenja i mbeti.
-O…po ku je o demokrat i oreve te para, – e sëmboi me te njejten monedhe shokun e tij te dikurshem, me te cilin e lidhte e shkuara dhe tashmja. Keshtu e therrisnin per ta ngacmuar gjithnje njeri-tjetrin, sepse ata kishin nje miqesi te vjeter, me shume se dyzet vjecare dhe kjo ka aresyet e veta, por qe nuk jane pjese e ketij rrefimi te shkurter.
-Ke filluar te shkruash per ish-komunistet, shoket tane te vjeter?
Iselti ndali per nje cast, e mbylli çadrën dhe u futen te dy nēn strehen e nje pallati dhe i hodhi shokut një nga ato veshtrimet e tij tipike hetuese, kur diçka nuk i pelqente apo i ngacmonte koshiencen e tij prej krijuesi si njeri i letrave, aq sa shokut te tij i mbeti fjala ne buze.
-Per cilin e ke fjalen o antikomunist- iu kthye me nje ton gati te rrepte?
Shoku, qe e kuptoi se Iselti e kish marre seriozisht nderroi tonin e zerit dhe i tha:
-Po bëja shaka, por me ra ne dore, para disa ditesh, nje liber I joti dhe lexova disa tregime qe vertete me pelqyen, ku lexova mes te tjerash nje tregim ku flitej per nje ish-shokun tone te punes.
-Per Shkelqimin e ke fjalen?
-Po.
-Eh, me ate njeri me lidhin shume kujtime, i kam nje borxh te madh, nje borxh qe s’ia ktheva dot kurre, sepse prej tij e kam kete kete emer qe kam sot.
Kur nderroi jete nuk e mora vesh, se isha jashte shtetit, por sot ne qytetin tim te lindjes kam ardhur per te shkuar tek varri i tij, por ja ky shiu ma shtyu per nje dite tjeter.
-Po, diçka kam degjuar atehere, per nje debat te madh qe u be mes tij dhe ish-komunisteve te tjere te organizates – baze te Uzines.
Iselti nuk kishte qene kurre anetar i ish-Partise se Punes, apo komunist, sic u thonin atyre, rendom, demokratet, madje asnje nga farefisi i tij nuk e kishte patur nje “privilegj” te tille, por ai,per kete, nuk iu mburrej miqve te vet demokrate sepse as si ndonje demokrat i flakte nuk shquhej, madje as anetar I kasaj te fundit s’kish qene asnjehere. Atij nuk i pelqenin partite politike, ishte gazetar, publicist, poet, i pelqente letersia, politika s’e terhiqte.
-Ai Shkelqimi, qe thua ti, u ngrit atehere kunder te gjitheve, te cilet nuk donin qe une te ikja ne Universitetin e Tiranes, sepse nuk isha i lidhur(sipas tyre) me Partine, por edhe ndonje njolle ne “biografi” nuk kisha.
Po pse, u kish thene, vetem femijet e komunisteve kane te drejte te studjojne te tjeret jo? Kush ua ka thene juve kete? Dhe, me keto fjale i dha mbledhjes se atëhershme nje drejtim tjeter, nje drejtim qe mua me dergoi ne Universitet.
-Keshtu pra, miku im demokrat, -è qesendisi shokun e tij te vjeter, me ate te çaren ne faqen e djathte nga saldatura- edhe komunistet ishin njerez me botekuptime dhe formime te ndryshme. Jo te gjithe ishin ekstremiste, sic po thoni ju demokratet e sotem. Kishte mes tyre njerez me ideale dhe qe u besonin idealeve te tyre, sepse ishin te ndershem dhe Shkelqimi ishte njeri prej tyre, ndoshta me I miri nder ta.
Shoku i vjeter, me te çaren ne faqen e djathtë, e perqafoi fort Iseltin dhe e ftoi per kafe.
Rrogozhine, 4 Prill 2023
