Shkëmbi dhe pëlhura !Laureta Malaj


Shkëmbi dhe pëlhura !

Në shkëmbin e fortë, një heshtje që ndalet ,

natyra si pëlhurë,shpalos rrjetën e saj .

Përplasja e tyre, mes dritës dhe territ ,

një botë e fshehur ,me brengat e saj .

S’ka fjalë të flasë ,as gjurmë të lërë,

por brenda heshtjes, jeton përherë .

Shkëmbi dhe pëlhura të lidhura bashkë,

formojnë këtë botë, dimër dhe pranverë.

Një botë të rëndë ,si mali që s’shkulet ,

ku brenda mbi supe ,mban një barrë të rëndë.

Dhe në krahun tjetër, një pëlhurë që duket ,

ku brenda mban jetën ,një argjend të tërë.