Shkëputur nga vellimi poetik “Pertej Endrres”-Ukshin Morina


Unë s’dua më të di

se në ç’skutë të humbur e shite vetën

netëve të zgjuara në shtratin tënd

duke puthur kutërbimin e rrudhosur

të një shtetari të qelbur.

S’do mund të prekja,

duart do i’a prisja vetës nga pështirosja

e një kërme të mbetur e gjallë

Ti je ajo, tërbimi i buzëqeshjes së shtirur

duke dihatur mbi një cop mishi të kromuar

Ti që ishe lebroza e puthjes

si fermentim i mbetjeve të thara

të një moçali myshqesh

Eh! Delirante me gjuhën e kunadhes më ndiqje

djerrinave të gjakut për një vakt të mirë,

tinzare vërsuleshe mes klithmash me puthje

duke më sjellë terrin dhe robërinë.