Shko Karont…Suzana Rama


Shko Karont…

Kam mbetur në vah,
të lumit të rrëmbyer jetë,
që të lëshon e të mban,
peng, në të vërtetë,
me ditë dhe netë,
të bardha e të zeza,
me fjalë të bukura,
dhe sharje të egra,
ku merr më shumë kuptim,
natyrshëm fotosinteza.

Kam mbetur në vah,
trëmbur dhe habitur,
e tutje në një varkë,
më shfaqet murrëtyer,
Karonti plak,
me një harpë të thyer,
në duart e plasura gjithë gjak,
si një fantazmë,
një e shëmtuar plazmë.

Kam mbetur në vah,
të lumit jetë e lodhur,
kaloj nëpër mënd ngadalë,
lulet që çelin bukur,
rininë e zhurmshme,
shoqërinë e dikurshme,,
momente të gëzuara,
nga këngët ritmike,
në muzikën klasike
netët e qeta, në shoqëri të hënës,
mbas një dashurie,
rrahjet ritmike të zëmrës.

Nisa ngadalë të belbëzoj
aty në të lumit vah,
jeta ,ngarkuar emocion,
mirë apo keq, sido që kalon,
êshtë shumë e shtrënjtë,
ndaj shko Karont,
kam akoma vite jetë,
andaj mos prit kot,,
se nuk të shoqëroj dot.
Shko, shko, Karont….