Nga cikli:”Shkolla e piktures vlonjate”
AGRON DINE:Nëna e pasur-babai partizan…
Gezim Llojdia



1..
Agron Dine,një piktor i njohur i shkollës vlonjate të pikturës,shprehet se nuk e dimë nga erdhi ky emërtim,por e besojmë se zbriti nga kryeqendra e vendit,për piktorët e qytetit detar.
Agron Dine është i treti nga piktorët, që krijuan atë shkollë pikture,ku kritikët e kohës e njohën si :”Shkollë të pikturës vlonjate”.
Një provincë, mund të konsiderohej atë kohë qyteti buzë detit,por që nxori piktorë të një niveli.
Por si u ngjiz kjo shkollë arti e pashpallur në realitet.
E pimë me fund gotën e dehjes,mund të quhet për treshen, që formoi në vitet e një kohe,një shkollë pikture të veçantë,piktorët e ardhur prej andej,dmth nga pjesa e atij qyteti detar,quheshin:
”Piktorë të shkollës vlonjate”,
ndonëse në këtë qytet me bukuri arti dhe me artistë të lindur,shkolla e artit erdhi pas shumë vitesh.
2.
Agron Dine ,
shprehet se brenda kornizës së kohës “shkolla”,nëse mund të quhej kështu e këtyre artistëve eci larg pareteve të konturuara.
3.
Rrëfimi i piktorit Agron Dine.
…Si :”Trio e polifonës” u ngjiz :”Trio e piktorëve të shkollës vlonjate të pikturës”.
Si u hap dielli, që nxorri dritëzën?Nga labirinthet e shpirtit shpërtheu në një kohë të caktuar arti i piktorëve vlonjatë.
-Në këtë qytet ku ndjej era e valëve në mëngjezin gri,u shfaqën një grup aktorësh me premisa të mira si Albert Vërria,Bujar Asqeriu.
-Sporti, që kishte pushtuar mëndjet nxorri skuadrën e këtij qyteti,që rrëzoi në arenën ndërkombëtare disa skuadra të nivelit botëror,njëra prej tyre Barcelona.
-Ishte, një ekip vajzash basketbolli, që solli kupë trofe, në Vlorë.
-Një trio vlonjate me ëmbëlsi zëri dhe bukuri hëne.
-Një grup piktorësh sollën një shkollë më vete pikture në këtë qytet.Unë kam bërë një pikturë me trio polifonike dhe më ngjet se erdhi pikërishtë kështu edhe trio e pikturës vlonjate.
…Skënderi ekspresiv,
Nestori poetik ,
mes tyre bëra vend.
Bërthamëzat e kësaj shkolle kanë një ngjizje.
Dy piktorë ,përveç elementit kohë bënë art të vërtetë në kuptimin e mirfilltë.Skënder Kamberi me kompozimet më tepër ishte ekspresiv.Nestor Jonuzi ishte poetik.Kur erdha në Vlorë,aty nga ‘73, njoha këtë rrugë të këtyre dy pikorëve vlonjatë.Tek Skënderi dallova në kompozime se ai vetë hynte në tablo.Kurse Nestori qëndronte në mënyrë klasike larg tek kompozimi.Ky i fundit i ndërtonte me klasiken,figura e tij ishte tre herë larg.Kështu disa tablo si”Bramyshja,”,”Gëzimi i fitores”,kurse Skënderi tek “Greva e bukës” dhe ”Vrana Konti” thyente rregullat.Te “Vrana Konti” ai kishte shkuar përtej tyre,të gjitha figurantët në këmbë,të gjithë drejtë,ose tek “Ndihma e shokut”.
Nestori:”Zgjim aksionistë,
”Zgjim i fitores”,këto ishin më poetike,më lirike.Duke ardhur nga qyteti i Selenicës ku isha emëruar mësues në ’73 kuptova se nga këta të dy piktorë, njëri ishte me ekspresivë si Skënderi,tjetri ishte më poetik si Nestori, unë u gjenda në mes tyre,kuptohet pas disa vitesh me mënyrën time intime-psikologjiken.Me ardhjen time u formësua ajo që mund ti përngjiste trio-polifonisë labe,pra u formësua një shkollë pikture ,atje në kryeqendër të vendit na quanin shkolla e pikturës vlonjate.Kur shkonin tablot tona në Tiranë,ata interesoheshin a kishin ardhur tablotë e shkollës vlonjate të pikturës,sepse plotësonin në një mënyrë njëri-tjetrin.
Kishim të veçanta të ndryshme pra,por kishim një gjuhë të vetme.
Ky grup piktorësh u konsolidua dhe ky përcaktim”shkolla e pikturës vlonjate”nuk e di nga erdhi,por besoj nga kryeqyteti,sepse atje ishin edhe kritikët e artit.
4.
Ne kishim studiot tona dhe në këto studio vinin çdo ditë të rinj,në një farë mënyre u bënë shkollëza të vogëla të mësmit të pikturës.Unë kisha studion me Skënderin tek gjykata.Punonim ,por në mbrëmje kur qytetin tonë e vishte një cipëz ëmbëlsie deti, ne shtroheshim në diskutime artistike.Shkollë artistike ku mund të mësohej edhe piktura në këtët qytet nuk kishte.
Degëzimet që solli shkolla e pikturës vlonjate
Një shkollë, që në të vërtetë nga pikëpamja institucionale nuk ekzistonte ,por ajo ishte formësuar kështu me studiot tona,ku vinin fillestarë për të ndjekur rrugën e vështirë të pikturës.Nga kjo bërtham dolën degëzimet e mëvonshme të kësaj shkolle.Shfaqet Agim Sulaj,një peisazhist,me një frymë skrupuloze,Zihni Veshi,Edi Kojani,Ovenaz Rrapi,Zamira Xhafa,Agron Jakupi.Por breda shkollës së vërtetë përfshihen edhe dy piktorë të njohur Rakip Shabani dhe Sabaudin Xhaferi.
Ashtu siç zgjohet nga gjumi,muza e poetit në ekspozitat tona kishim,adhuruesit tanë,Nestori të tijtë,Skënderi gjithashtu,unë.
Shkolla vlonjate me rreth 10 piktorë mbajti një periudhë kohe, një befasi për pikturën.E bë qyteti epiqendër i ekspozitave.Se çfarë ishte kjo shkollë,Ober Rube,kryetar i lidhjes së artistëve austriakë,në ditën e inaugurimit të galerisë tha:”Përse nuk më keni prurë në parë këtu?
Nga ëndrrat u ngjizë dëshira ime për pikturën
Në netët e qetësisë së gjatë,me një qiell pranveror të kthjelltë,janë ngjizur ëndërrat e mia.
5.
Më shfaqeshin piktura,që në shpirtin tim linin gjurmë tautazhi,nuk ishte ftohtësi e antraktidës.Sa më tepër vizatoja në ëndërr,aq më shumë energji çliroja.Ishte një lloj energji e brendshme.Është një lloj energjie, që shpërthen vetiu,por që burimin e ka në thellsi të shpirtit.Por hapësira e saj,është thellësia e yjeve.
E fshehtë e pathënë është se që 6 vjeç.Merrja kongjill të zi dhe llangosja murret e Muradies.Një farë S.Loli që kishte mbaruar për qeramistë i pa ato dhe më foli”Pa hajde pakëz këtu ti djalë”Por unë i trembur se mos më qëllonte, që kishte bërë në murre pëllumba,figura të ndryshme, ika turravrapë.Ai i turrur pas meje ,unë duke rendur ti shpëtoja duarve të tij,por ai më kapi:
…Ç’më lodhe tha ,po ti paske talent !
Më mori tek tek shtëpia e kulturës ku gjeta V.Talon.E nisa rrugëtimi me liceun,akademinë 6.
Bilanci:Kam bërë rreth 3000 piktura.Kam provuar shijen e të gjitha ç
mimeve nga i treti tek i pari dhe bëhen rreth 15 të tillë në ekspozita lokale, kombëtare.Nga viti 2000 deri më sot kam realizuar 400 punime.
7.
“Vitet e para”
Kam një histori të çuditshme familjare.Nëna ishte latifondiste.Babi partizan.Kur bëra “Vitet e para”,që fliste për shpronësimet,përmbante një realitet i kohës, që e kisha dëgjuar në shtëpi.Komisioni në Tiranë me kryetar K.Ramën u grind për këtë vepër,ndonëse më dha çmimin e tretë.Kryetar i jurisë kur doli më tha:”Kështu,ka ndodhur vërtetë,apo ja ke futur kot”.Kështu ka ndodhur i thashë.Kam kompozuar “Ndërrim kohësh”,’Dasëm pas fitoresh”,”Qerratallarët e kombit”kjo ka një histori të çuditshme.E futën në bodrum,por më dhanë çmimin e parë.Me piktorin Sali Shijaku isha ulur,kur u lexuia emri im fitues.Saliu tha:Agron ne e kemi vendin,o në bodrum,o në podium”.
Për ekspozitat ne na i caktonin temat,dhe ekspozita vërtitej rreth kësaj teme të caktuar.Por unë dua të shprehem se nuk kam qënë një disident.
8.
“La vaguarda”.
Piktori me penel në dorë dhe helmet në kokë”
Një serenatë e ftohtë plumbash.
Ishte viti ’97.Një gazetar spanjoll i “La guarda” një gazetë spanjolle ,mbriti në qytetin tonë, në atë gjëndje kaosi,për të zhbiruar për skafistët.Punoja atë ditë në shtëpi.Por nga frika e plumbave në kokë mbaja një helmet ,kur trokita porta,ndërsa në dorë mbaja penelat.Dukej ,ishte i huaj, i shoqëruar nga një fotograf italian.E ftova për kafe.Kur hyri brenda pa një dëshmi tronditëse.”Oh ke bela kaza,tha italiani.Pa varur në murre piktura dhe tha:”Nuk ke ndryshim nga piktorët spanjoll,studiot e tyre i kam vëzhguar disa herë.Iku në Spanjë dhe nuk shkroi për skafistët por nxori një shkrim të gjatë me foto”Piktori me helmet dhe penel në dorë”.Në kohë trazirash,ka edhe njerëz që mendojnë për artin.Një kritike arti spanjolle,punonte në akademin e Barcelonës i kërkoi kësj gazetë numrin tim të telefonit me qëllim hapje të një ekspozite arti në këtë qytet e imoresionuar nga piktura ime “Kryqëzim”.
Dëshmia, që ajo kishte njohur e kishte tërhequr si dhe punët në pikturë.Gjëndesha në Greqi,në emigracion ,por nuk pata mundësi të gjëndesha në një ekspozitë arti në qytetin e largët spanjoll.
Në Vjenë ,kur hapën ekspozita Rembrandi,Dali,Kandiski
Në bashkinë e Vjenës hapa një ekpsozitë pikture.Kryetar i bashkisë së këtij qyteti tha këto fjalë:”Sot në qytetin tonë është hapur ekspozita e tre yjeve të pikturës Rembrandit,Salvatore Dali dhe Kandiskit.Ato ishin hapur aty paradite.Dine hap një ekspozitë, që sjell natyrën dhe poetikën e qytetit të tij detar në Ballkan.Ka një veçanti.Djali i piktorit quhet Rembrand.Një piktore japoneze e vizitoi ekspozitën më kërkoi dhe kur më pa bëri këtë sygjerim:”A mund të vish në shtetin tonë të sjellësh pikturat, që kanë një artë të bukur?Mëndja më shkoi fluturimthi tek ishujt japonez aq larg këtij vendi .”E lirë është kripa në Durrës zonushe,i fola,por të ha qeraja e rrugës”.Kur mësoi përkthimin nënqeshi e mërzitur.
E pyeta piktorin Dine se deri në ç’vend mund të përkufizonte shtrirjen,ose “gjeografia” e shitjeve të veprave të tij.Itali,Greqi,Gjermani.Angli,Francë,Amerikë.Më ka ngelur Australia,shprehet Dine.U ktheva nga emigrimi ku punoja për ikonat e kishave,piktura murale,tavanet etj sepse dëgjoja fëmijtë e mi, që këndonin çdo ditë”Vlora-Vlora…një oqean vujatjesh më përshkruante trupin.Deri në palcë,të më futet hekuri,deri në kockë të ndjej thikën,vendi im është Vlora,mblodha plaçkat erdha,shpresoja se stomaku i shpirtit ta kishte tretur dhëmbjen, që ndjen njeriu kur është larg qytetit të tij,kur era e detit ,valëzimet,shkrumbëzimet,kërcitja e rërës,guackat e detit si perla,pra një zemër e lodhur,një shpirt i përgjumur nga emigracioni në qytetin tim u gjallërua.
Si do ta përshkruaja shkolën shqiptare të pikturës?Kisha vënë re se shkolla shqiptare e këtij arti kishte një gjë të ndryshme.Kishte piktore e skuptorë ardhur nga akdemit e Perëndimit si Itali,Franca si piktorët dhe skulptorët Kel Kodheli,Abdurrahim Buza,Janaq Paço,Odise Paskali.Grupi i dytë i piktorëve erdhën nga shkollimi në lindje si Rusi etj.Duke u bashkuar të dy eksperiencat u krijua shkolla shqiptare.Më shfaqet parasysh profesori im A,Buza.”Agron,më tha një ditë që më solli në studion e tij,është e vështirë të bëhesh piktor.Në Itali në çdo 10 m ka një vepër arti.Ne pikturonim akuarelet e liqenit.Ai për këtë më dukej i mërzitur.Kel Kodheli më shfaqet ashtu siç ishte në të vërtetë,kërkues.E bëra trupin anatomik 50 herë.Dhe ai 50 herë i vinte kryq,për të forcuar durimin.Sali Shijaku, që kur hynte në klasë më thoshte Agron,po bënë Krishtin,hiqe të verdhën.TH.Thomai ishte i zgjuar.Po nuk kapa majët i thashë,një ditë do të vrasë veten si Majakovsi.Kur u inagurua Avni Rustemit,busti i tij, nje piktor i njohur profesor më tha si të duket busti,kjo pyetje ishte e fshehur për të gjetur mendimin tim.Ky më pëlqen i thashë,se ka gjetur pozicionim është njësoj si njerëzit në lëvizje.Aty ai e nxori të fshehtën tij.Agron me dhimbje e kemi firmosur ikjen tënde nga Instituti.
Aty nga viti ’73 i bëra këtë bisedë Th.Thomait,kur nis koha e një farë liberalizimit të artit.”Përse nuk lindëm në Francë”.Talentet s’lindin vetëm në Francë,tha ai.Qyteti im detar më tërheq se ka dy veçori,malin që është pika e Llogarait dhe deti një hapsirë ku shfaqet pasqyra.Për artin e pikturës në këtë qytet.Ka një fenomen të çuditshëm Pseudopiktorët, bëjnë me kompjuter piktura dhe një cikë bojë ,i shesin si vepra origjinale.Fenomeni i dytë është një galeri arti në Vlorë,që gjithë ditën rri e kyçur.Një piktor që erdhi nga jashtë më pyeti për ta vizituar dhe për të mos e kuptuar turisti i thashë se është në rikosntruksion.Unë këtu ndjej ngrohtësi.Unë,shprehet Dine rri me karriocier,ministra,shofer,intelektualë.Një gjë e tillë ka ngjarë edhe kur më dekoruan me “Naim Frashërin”.Më zbritën nga karroca më futën nëj bëçë dhe më shpunë tek pallati i kulturës.Cfarë kam bërë u thashë.S’di gjë,ti më thanë.Jo u thashë”.Tallesh,apo për nder që s’di gjë.Epo ti qofsh,do të dekorohesh, me cmimin “Naim Frashërin”,sëbashku me mua ishin edhe disa artistë nga qyteti.U mblodhën dhe shkuam tek turizmi vumë nga 20 a 30 lekë dhe bëmë një darkë.