—————————
Porsi zani i bylbylit,
Kur këndon n’degë të thanës,
Sikur lulja e parë e prillit,
Sikur bleta pickon nektar,
Mëngjesi bukur kur agonë,
Kur lëshon Dielli rrezet ar,
Aq e amël asht gjuha jonë.
Porsi flladi i pranverës,
Që gjëzdis në fushë e n’mal,
Sikur mjalti në hoje t’bletës,
Sa e amël për çdo shqiptar.
Trashëgim na’e lanë të parët,
36 — të shkronjat “alfabet,”
Ta gëzojmë n’breza shqiptarët
Ta ruajmë e kemi identitet..
Lexim të këndshëm miq!
Dt.28.03.2022!
