Shkruaj për gjithçka:Sheqere Sina


SHKRUAJ PËR GJITHÇKA

Sheqere Sina

Shkruaj për trumcakun në pemë,

Që çukit kokrrat pa u ndjerë,

Për urithin që gërmon si turjelë,

dhe bën galeri nëntokë thellë,

Shkruaj për hallexhiun vargje,

Që vuan për fëmijët në lagje.

Me vargje i qaj hallin hallexhiut

Farefisit familjareve të komshiut

Shkruaj malin e fushën me lule,

Për dallëndyshen që në fole ulet.

Shkruaj për vendlindjen për atë tokë,

Për prindër, fëmijë, miq e shokë.

Shkruaj për shqipen tonë dykrenare,

Qëndron mbi shkëmb e s’trembet fare.

Shkruaj për vajzat, burrneshat shqiptare,

Që në gojë të ujkut hedhin valle.

Shkruaj për atdhetarët e mi te shtrenjte,

Që në dhe’ të huaj kanë mbetur përjetë.

Shkruaj për nënat tona të vetmuara

Me lotë në sy po presin të verbuara.

se malli për djemtë i ka përvëluar,

dhe meraku që shtëpi s’i kanë martuar.

Shkruaj për amanetet në gurë e themel

Bashkë me varret thithin rrezet me diell.

Po shkruaj për një dallëndyshe të ngrirë

Qe skifteri për të nuk pati mëshirë.

Shkruaj për burrat e shquar të këtij vatani,

Që në gjithë botën u ka shkuar nami.

Po shkruaj për këtë tokë të varfëruar,

që ka ngelur shkretë dhe e papunuar.

Me këtë stilolaps të thjeshtë po luftoj,

Dritën e diellit njerëzve t’ju dërgoj…

Shkruaj për një yll, që botën ndryshoi,

Vaksinën sajoi nga vdekja të na shpëtoi.

About Post Author