Shkruaj poezi se…. dua-Suzana Rama


Rendin fjalët krua, teksa shprehin,

atë që ndjej, atë që shoh përreth,

ti këndoj këndshëm Atdheut tim,

të bukurit, që krenare më bën të jem.

Shkruaj poezi se dua natyrën, lulet,

gjelëerimin nëpër male e livadhe,

simfoninë flladitëse nëpër pyjet,

krijesat që enden në botën e madhe.

I adhuroj kësaj bote njeriun e ri,

lojën e bukur të fëmijve në shesh,

dashurinë e madhe që ka çdo prind,

ninullën e gjyshes tek një nip a mbesë.

Shkruaj poezi dhe këtu rrudhem,

kur shikoj toka të tëra lënë djerrë,

kur dikush vret apo përdor dhunën,

tek amaneti i zotit, mace apo qen.

Shkruaj vargje dhe zihem me muzën,

për turlilloj drogash që qarkullojnë,

për burra maskarenj që lodhin rrugën,

e pa ndërgjegje familjet shkaterrojnë.

Shkruaj poezi dhe më qan vargu,

kur shikoj fëmijë të xhveshur në rrugë,

në shi e borë, në çdo stinë kur hallku,

me dorë shtrirë kërkon lekë për bukë.

Më pëlqen të përfshihem poezia,

më bën të lumtur fjala ime e lirë,

më gëzon çdo lule që ka lulëzuar,

s’ka si të mos ndihem me muzën mirë.