Shkruaj…Aziz I. Ahmeti


I mençuri shkruan e shkruan

Kujtimet e tija në letër i ruan

Të tjerët në mend gjërat i mbajnë

Dhe më pas të gjitha i harrojnë.

S`bën vetëm shkruaj dhe hajt

Të shkruarit është mjeshtri, art

Artisti është poet, shkrimtar…

Fillo dhe ti, provo sa më parë.

Me dëshirë, me pak përkushtim

Do t`ia dalësh edhe ti, o trim

Krijues s`ka lindur askush në këtë botë

Eh, sa shumë libra janë shkruar deri më sot!

Dikush shkruan, të tjerët lexojnë

Librat botën e ndryshojnë

Libri – librin shumë e plotëson

Nga leximi çdokush përfiton.

Autori: Aziz I. Ahmeti

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke studiuar, libër, ditar dhe teksti

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 40

Pëlqej

Komento

Ndaj