Shkruajta e nxorra mallin…Sotir Kosta


Më merr malli për Gjirokastrën

për qytetin dhe për malin,

u ula e mora penën,

shkruaj e të nxjerr mallin.

Malli më merr për kalldrëmet,

për rrapin me hije shumë,

të gjithve na piku malli,

Gjirokastër na del në gjumë.

Gjirokastër kurorë ari

kalitur me zjarr e hekur.

Kala me gurë stërralli

ke qënë e do të jesh në shekuj.

Që kur linde,përmbi gurë

bashkë me ty dhe krenaria,

nuk u turpërove kurrë,

ballin feksur te stuhia..

Ti linde bashkë me shkëmbin,

mbi shkëmbij vallen e hodhe,

atje e bëje kuvëndin,

nga shkëmbi trimat i nxore..

Eh,moj Gjirokastër e dashur

ne të kemi babë e nënë,

Gjirokastritët në çdo kohë,

të bashkuar kanë qenë.

Tungjatjeta Gjirokastër

o gurr i çmuar mademi,

jetojmë në të tjera qytete,

po rrënjët këtu i kemi..

Gjirokastra nuk humbet,

Gjirokastra ka magji,

që rrit burra kryelartë,

rrit heronj për Shqipëri..

Brezat që rriti Gjirokastra

i ka njohur historia,

ka shkëlqyer pushka dhe pena,

me ta mburret Shqipëria…

Krenari e Gjirokastrës

që malit i hodhët rrënjë,

me heronj e me dëshmorë,

Gjirokastra granit në këmbë..

Çanë maleve nëpër gurë,

pa bukë e me rryp shtrënguar,

po s`u ligështuan kurrë,

Gjirokastër,të kanë nderruar..

Gjirokastra është krenare

për bijtë e saj që rriti,

si mësuesi Koto Hoxhi,

trimat,Bajo dhe Çerçizi..

Gjirokastër mëm e dijes,

me Rilindas që nuk humbi,

në piedestal qëndron përherë,

ky Andon Zako Çajupi..

Këngën tënde Gjirokastër

këndojnë dhe gurët e zallit,

për trimin Muzo Asqeriu,

iso dhe ujët e malit..

Akademiku Eqrem Çabej,

njëri nga burrat e rallë,

me histori flakë prushi,

si flamur qëndron në ballë..

Qe njeri përparimtar,

me ato fjalët e pastra,

i mënçur dhe dijetar,

nuk të haron Gjirokastra..

Dhe Shkrimtari Kadare,

është nga Gjirokastra tënë,

flori i buroftë pena,

lum ç`ka rritur ajo nënë..

Gjirokastër ngrehu në këmbë,

dridhe shaminë në valle,

Enverit ti këndosh këngë,

burrit të Historisë së madhe..

Vargjet tregojnë historinë,

historinë e së vërtetës,

ti ke rritur Gjirokastër,

burra të pushkës dhe të penës…

Unë të dua Gjirokastër ,

se je trime kapedane,

rroj me kujtimet e tua,

në behar e në tufane..

Atje lartë përmbi kala,

veriu na freskon ballin,

nuk e ndjen se ç`është vapa,

shkruajta e nxorra mallin…