Shkruan Nazif Laçi

SHKUPI ME BANOR POLITIK
Kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës, Shkupi ishte çdo herë i dominuar me popullatën autoktone shqiptare. Gjatë mbretërisë SKS ( 1918-1939), shofenistët serbë me projetin e tyre të ,, Naçertanisë” i hartuar nga kisha dhe akademia serbe, parashihte kolonizimin e tokave shqiptare edhe në Maqedoni. Pra, struktura etnike në Maqedoni ka filluar qysh atëherë të ndryshon, në dam të strukturës etnike shqiptare. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Maqedonia është çliruar nga brigadat partizane shqiptare. Pas, vitit 1945, Jugosllavia e ashtuqujtur e Avnoit kishte organizuar ta formoi Republikë në vete Maqedoninë, sepse ndaj saj kishin pretendime bullgarët, grekët dhe Shqipëria. Problem në vete ishte për Maqedoninë kuadri, sepse sllavo-maqedonët dhe shqiptarët nuk ishin lejuar shkollimin në mbretërinë SKS. Por, Tito dinak kishte amnestuar të gjithë të burgosurit politk në Jugosllavi, me kusht që ata të dërgohën në Maqedoni, si kuadra. Çështja e shqiptarëve erdhi duke u përkeqësuar, sepse shofenistët: Serb, malazias dhe sllavo-maqedon bënin presion ndaj shqiptarëve me qëllim të pastrimit etnik. Me dhejtra mijra veta shqiptarë u shpërngulën për turqi, ndërsa pjesa e mbetur, sidomos shqiptarë të besimit ortodokës, kryesisht të Rekës, Manstirit, Velesit etj u asimiluan me dhunë në sllav. Jo vetëm kaq, por dhuna ka vazhduar ndaj shqiptarëve, sidomos në qytetin e Shkupit, Manstirit etj, duke sjell kolon sllavo – maqedon nga viset e tjera të Maqedonisë ( Krivopallanka, Shtipi, Kavadarci, Prilipi etj). Kulminacioni ka arritur sidomos pas tërmetit të vitit 1963. Edhe ato pak familje shqiptare të Shkupit i shpërndanë gjithandej duke shkatrruar homogjenizimin e shqiptarëve. Të ndihmuar nga ultranacionalizmi serb, Shkupi sot ka një strukturë të popullatës të ndryshuar me veprime politike. Këta shofenist, serb dhe sllavo-maqedon e din mirë se në Maqedoni,përkundër të gjitha vepreimeve, dominon popullata atoktone shqiptare mbi 50% dhe popullata e tjetër jan minoritar( bullgar, grek, rom, boshnjak etj). Këtij realiteti sllavo-maqedonet po i ikin me bishtnime, por herët a von kjo do del në sipërfaqe. Etni maqedone nuk ka, as gjuhë e kulturë maqedone. Është mirë që shqiptarët të bëjn rexhistrimin dhe të dalin publikishtë me numra të banorëve në Maqedoni.