Shokët e fëmijërisë-Imer Hysa


SHOKËT E FËMIJËRISË

Janë ata që mollën e ndanim me dhëmbë

e rrobat shkëmbenim në dasma e festa,

ata janë, që shaheshim me motër e nënë

e përsërii bashkë i zgjonte e nesërmja.

Janë ata që loznim lojra të thjeshta

e gjer të ato me toka, si pushtues

që vraponin gjer sa ti mbulonte djersa

e përsëri e linin të dobtin të dilte fitues.

Ata janë, që me një fishkëllimë mblidheshin

për një lojë futbolli, a për tu larë në përrua

janë ata që dashurinë për njëri tjetrin

e mbanin ksistal si ujë në krua.

Janë ata, sot të bërë gjyshër zemërbardhë

në mehallën e vjetër sa pak kanë mbetur,

ata janë, që jep tërë pasurinë ti kesh pranë

janë kujtimet që as dheu dot ska për ti tretur.

Nuk ka kandar ta peshoj atë mall

siç nuk ka pluhur që atë e mbulon,

nuk ka ujë ta shuaj atë zjarr

as mallin që djeg çdo ditë që agon.

Se janë ata që mollën e ndanim me dhëmbë

e rrobat shkëmbenim në dasma e festa,

ata janë, që shaheshim me motër e nënë

e përsërii bashkë i zgjonte e nesërmja.

Mund të jetë një imazh i 1 person, këpucë me vrima me majë të plotë, xhaketë për darkë, kostum dhe fanellë sportive