Shokut tim poet-Vlash Prendi    


– Dedikuar poetit Llesh Ndoi –

Kur merr penën për të shkruar

I shpreh ndjenjat pa kursim,

Herë me gëzim, herë i hidhëruar

Kurrë nuk shkruan me nxitim.

Ȅshtë i pjekur në këtë degë

Asnjë fjalë se shkrun për veti,

Shkruan n’dialektin gegë

At’ që sheh nga realiteti.

Nuk pushon Ai asnjë ditë

Pena e tij gjithmonë aktive,

E derdh shpirtin n’vargje t’bukura

Dhe kudo kërkon motive.

Ȅshtë poet i njohur sot

Burrë fisnik e djal zamanit,

I Gjergj Fishtës patriot

Vëllai binjak i Hasan Hasanit.

Vepra e tij n’kujtesë ka mbetur

Në çdo fjalë e krijon bindjen,

Vargu i tij kurrë s’ka për t’vdekur

Kur Ai shkruan për vendlindjen.

Për vendlindjen i punon zemra

Shpirti i shkruan për lirinë,

Mendja i rri tek kto t’dy emra

Ndjenja derdh për dashurinë.

Poezinë e merr përdore

E qendis me metafora,

E freskon me ujë prej bore

Mjeshtërisht i punon dora.

Vjen çdo ditë duke u rritur

Plot me muzë dhe energji,

Shpreson ai tek e ardhmja

“Lindjen e mban në gji”.

Nëpër vargje e nëpër vepra

Sot po ndrin si rreze drite,

Të tillë poet na solli jeta

Djal Domgjoni, bir Mirdite.

Se kështu na vika jeta

Herë e vrullshme, herë e vakët,

Fluturon me krahë të lehta

”N’udhëkryqe, koha plaket”.

Asnjëherë koha se plaku

Me laps n’dorë e zbardhi drita,

N’anë t’oxhakut te konaku

Muzë Domgjoni, dritë Mirdita.

Ja mbush zemrën dashuria

Për vendilindje, për familje

“Emrin tënd e ka dashtnia”

U pagëzu libri e poezia.

Me “trinjakë” ai na qerasi

Libra t’bukur dalë prej zemre,

Mik i dashur, t’u shtoftë muza

Vepra të tjera dum prej teje.

Ȅshtë i thjeshtë poeti jonë

Fluturon porsi fajkoi,

 Befasi na sjellë gjithmonë

I mirënjohuri poet Llesh Ndoj.