Shoqe për llogje-Nexhat Nallbati


Dy “shoqe” të vjetra,dy shoqe të”ngushta”,
U takuan një ditë,rastësisht tek rruga,
Kishin kohë të gjatë,të dyja pa u parë ,
Ndaj biseda e tyre,vazhdoi shumë gjatë.

Ku je moj korbeckë,që unë s’të kam parë,?!!
Ti ke humbur fare,s’ke bërë asnjë telefonatë,!!
Shoqja e dëgjoi,plot mburrje përgjigjen i’a dha,
Unë kam qënë jashtë,pashë gjithë atë dynja.

Fjala ndoqi fjalën,biseda u trash shumë,
Zëri u ngrit lart,harruan që ishin në rrugë,
Një fjalë thoshte njëra,njëqint nxirte tjetra,
Qetësia humbi fare, u çudit gjithë dynjaja.

Mua mos m’u mburr,as mos m’u lëvdo,
Me veten tënde, ti mos më ngatëro,
U mu bëfsh kurban, edhe unë të njoh mirë,
Shiko veten tënde,me mua s’matesh kurrë.

Në këtë moment,njërës dikush i telefonoi,
E mërzitur me shoqen, tjetrin e ofendoi,.
Hë moj”zonjë”, e morre vesh kush je ?!!
Që sot e tutje , unë s’të kam më shoqe.

Në vënd përgjigjen i’a dha tjetra,mos më fol ashtu ti moj teveqele,
Se unë të njoh shumë mirë,ndaj me mua qepe,
Nga histeria jote, ti kurrë dorë nuk hoqe,
Me këto fjalë u ndanë, të ashtuquajturat shoqe.