
Shkruan: Sami ARIFI
Lëvizja Kaçake, ishte platformë për çlirim
luftë për mbrojtje trojeve tona, jo kolonizim!
Jo kolonizim, në kokat shqiptare, he shkja
gratë bëben burra, s’janë ato me kja!
Në Rrafsh të Dugagjinit, kryengritës u bënë 10mijë
në radhën e të parëve Shota duke iu pri!
Duke iu përgjigjur kushtrimit “Komitetit Shqiptar”
u bënë s’bashku mbi 10 mijë atdhetar!
Për dorëzim të armëve, serbët bombarduan me altileri
në rajon të Pejës, katilat vranë gra e fëmijë
I masakruan Shotës, t’familjes 22 anëtarë
rezistenca e bashkëshortëve Azem e Shotë,
kurrë nuk u ndalë!
Me të këqijat barbarëve,
bashkëshortët me shokë u përballën!
Luftën për çlirim, deri në vdekje se ndalën!
Në janar të vitit njëmijë e nëntëqind e nëntëmbdhjetë
gjakatarët serbë kishin vrarë 6 mijë e katër dhjetë
Kishin rrënuar 3 mijë e tetëqind e shtatëdhjetë shtëpi
sipas statistikave t’këtyre ngjarjeve t’botuara në Itali!
Shota pjesëmarrëse mbi 40 aksione luftarake!
ishte edhe në Junik në zonën neutrale!
Luftën se ndali me bashkëshortin e shokë!
në zonë t’lirë Drenicës,
Azemi në luftë i plagosur ra për tokë
Pas rënjes Azemit, Shota luftoi me shokë!
derisa asaj iu mbyllë rruga, nga mbreti Zog!
Më njëmijë e nëntëqind e njëzetë e shtatë,
Heroina vdiq në Fushë Krujë
Emëri i Shotës heroinë, për armiq bëri bujë!
Është e pavdekshme, s’do të harrohet kurrë
derisa t’ketë shqiptar, do të jetë flamur!
Me respekt të lart, e nderon populli me admirim!
luftare si Shota, s’pati bota,
as të shkolluar n’akademinë!
