SHPEJT KALOI RINIA


SHPEJT KALOI RINIA

Shpejt kaloi rinia,

sikur u vol qershia.

Dallëndyshet kthehen nga shtegtimi,

në rini mund t’u mbajë vetëm kujtimi.

Rininë e jetoni vetëm një herë

si aromë trëndafili në një pranverë.

Rinia, kjo stinë lulëzimi, ik,

si mik a mike kur të braktis vrik.

Rinia, më e mira ëmbëlsirë

u braktis ende pa u gdhirë.

Rinia, me hov shqiponjash shkëmbore,

sa çel e mbyll sytë u lëshon prej dore.