Shpërfytyrim-Rustem Laci


Me dysh ndarë ti qenja ime ,

Në dashuri dhe urrejtje

Në gëzime dhe hidhërime

jetë dhe vdekje

Në drit-hie të përhershme

Portreti im

Një hie drite ose dritë si hie ndan në mes atë si vegim

Gjysma kolor i kulluar

E gjysma mjergulla e Amantes

Gjysma ngjan sikur vjen nga Firdeusi

Kurse tjetra nga ferri i Dantes

Gjysma ,qarje dhe ngashërime

Gjysma, hare dhe gëzime

Gjysma rënje rrëshqitje

Pjesa tjetër reshqanthi ringritje

Dhe…. duartrokitje ….brohoritje

Gjysmëgezim !

Gjysmeqarje!

Lot… Falendërimi dhe sharje ,

Gjysma e flokëve të lemuara

Pjesa tjetër përzier keq

Gjysmat e mendimeve jan engjëj

E gjysma tjetër jan dreq

Kthetrat e djallit njëra dorë

E tjetra mbushur suvenire

Dhe sytë nuk kan të njëjtën

Ngjyrë

Sy dy sy të një fytyre

Gjysma e dhëmbëve porcelane

Vendosur ,e lar me paste

Gjysëm e qeshura mondane

Mbulon gjysëm dhëmbët e çaprast

Dhe i grindet keqas nëpër dhëmbë

Ky shpirti i mbetur gjys

Ksaj gjysmës së mbetur

Në një këmbë

Me një gjysëm pantolloni të gris ,