Shpesh dua të ri vetëm-Nexhat Nallbati


Çuditem me veten ç’po ndodh kështu me mua !

Vetminë e kam urryer,se kam dashur kurrë,

Tani që u plaka,shpesh të ri vetëm dua,

lundroj në thellësinë e të shkuarës më pëlqen shumë.

Aftësinë e kujtesës dua të provoj,

Zërin e veçantë që më thërriste t’a dëgjoj,

Kujdesin e prindërve që pas më ndiqte,

Të bëhesh djalë i zoti ai më thoshte.

E vështirë ishte për mua fëmijëria,

Këpucët i shihja por dot nuk i vishja,

Në këmbët e mia më shumë mbajta opinga,

Paçka se ndonjë moshatar shtrembër më shihte mua.

Në cep të oborrit shpesh unë qëndroja,

Shokët e veshur më mirë se unë i shihja,

I varfër isha por kokën kurrë nuk e ula,

Me punë e djersë varfërinë e sfidova.

Tani më duket se i ngjaj një makine të vjetër,

E lodhur nga rruga dhe kilometrat e shumta,

Ajo tashmë s’mund të bëjë asnjë punë tjetër,

Veçse e parkuar të qëndrojë me shoqet e saja.