Shpirt që nuk humb-Valbona Kolaveri


E zeshkēt imagjinata

Në ditë netë të lodhuna

Pritjes,

Ku të kesh

Të mbështesësh kokë

E të jesh,

Ashtu e fortë

E pathyeshme në shpirt

Të luftosh me djajtë,

E t’u bëhesh mik ëngjëjve

Në orët e tyre qiellore

Tē lutesh,

Në kufijtë e të pamundurës

E t’ia dalësh çdo sekond,

Se të duhet,

Të jesh aty

Për ditën që vjen

Dhe pse thyen veten,

Në besimin,

Se një ditë

Do të bëhet më mirë,

E sigurtë?

Mjafton,

Dhe mundesh

Vetëm të duash

Edhe pak më shumë

Nga ajo që bëre dje

Guxim dhe shpirt

Nëse i ke,

Dhe faljen qiellore

Të të falë paqe me veten

E të të japë fat

Ty shpirt që nuk humb.