
SHPIRT Q’I SKA KUFIJ.
I kam arnue tesh t’grrishnat e shpirtit,
me heshtjet q’i lëngonin vaj,
e n’djepin e harresës përgjumëshin n’andrra t’ikna.
Kam thye tesh pragjet q’i ndalnin vrapin tem,
e si gjethet e nji peme fluturova n’barkun e kohës ,
ju fala mij shpirtnave,
q’i n’mue lindnin botën q’i s’njihja.
E bashkova dhimën me gëzimin,
e m’doli nji përziemje shpirtit,
shpirtit t’trazuem q’i m’shehej n’do skuta
ku m’ishte e ndalueme me hi.
U ba nji gotë me andrra e zhg’jandrra e me dashni.
Q’i piva me me nji frymë,
e u ndieva shpirt !
Kanjiher i lumnuem e kanjiher i trishtë.
Shoh brigjet e largta t’njajtit det,
dallgë t’trazueme t’detit mbrenda mejet,
q’i m’mbyt e m’p’shton.
M’urren e m’don.
E unë !?
Unë lundroj n’të si nji shishe e mbyllun me mij andrra q’i presin me fluturue bashk me shpirtin tem.
N’nji qiell !
Shoh nji qiell ,
at qiell q’i na bashkon e na ndan,
n’at qiell ku unë fluturoj n’krahë mallit,
me t’pasë,
e me t’dasht .
I mora n’grusht tana plagt,
e shkruejta mbi ta firmën teme,
se tesh muret q’i shemba si ndërtoj ma,
i lashë si ata andrrat q’i ikun me natë,
me u tret,me u tha e me u sha.
Shkoftë n’djall gjithçka q’i n’mue !
lind mërzinë,n’fund t’ferrit m’çon,
gjithçka q’i m’nxan diellin,
e andrrat mi zverdhë,
mi plakë e mi mjeron.
E hanës s’mlen me i kndue n’netët q’i jan kaq t’g’jata ,
vonë ,tesh asht vonë ,
me m’pasë ,
e me m’dasht ,
gjithçka prej kohet e kam tret përjasht,
Se tesh gdhie kam :
N’taprak t’nji botet ,prehem… aty n’prag…
si shpirt i pa’rehatuem q’i ska kufij as cak.