Shpirt solidariteti-Paola A. Mucodemi


Paola A. Mucodemi

Gëzuar i dashur!

Këto ditë janë fort’ të ndjeshme

Ditë solidariteti.

Njerëzit vuajnë akoma

më shumë këto ditë.

Të gjithë rrinë afër

por, të gjithë kanë ftohtë..

Në disa lagje fëmijët këndojnë,

disa të tjerë dridhen..

Në një lagje tjetër njerëzit vuajnë urie..

Shkojmë t’u tregojmë që nuk janë vetëm!

Se humaniteti ende ndriçon

Vishu si babagjysh dhe,

shkojmë të mbushim thesin me ushqime

për njerëzit që na kanë nevojë.

Shkojmë të mbledhim buzëqeshjet më të bukura!

Ato që vlejnë sa asgjë tjetër në botë.

Shkojmë…

Lër të humbim ndërrimin e viteve.

Je gati për diçka që do qendrojë gjatë

në memorjen tonë?!

Je gati?!

Vishu me buzëqeshjen më të ëmbël dhe shkojmë.

Shkojmë të falim buzëqeshje!

#paolamuçodemi