Shpirti binjak-Mimoza Ajdhoni


Shpirti binjak

Shpirti im binjak,

ku ishe para se t’më njihje mua,

në ç’përqafim e shuaje mallin,

kujt i pëshpërisje ” Të dua”?

Ku e kërkoje lumturinë?

Në krahët e tu kë përqafoje?

Në ç’buzë e ndizje llavën e flaktë,

ndonëse mua më ëndërroje?

Ku ishe i dashur? Si jetoje më parë?

E dija, ti linde për mua.

U dashuruam si tê marrë,

kur zemrat pëshpëritën “Të dua”.

Fllad lumturie këtë verë.

Shpirti im i trazuar.

Është dashuri, është marrëzi,

a mëkat i dëshiruar?

( Shkëputur nga libri “Labirint”, poezi, SH.B, MUZGU, Tiranë, 2023)