Shpirti im seç ndjen nga brënda,
Një shpirt binjak ai po kërkon,
Mëndja ime,për të mendon përhera,
Po shpirtin binjak, s’po e gjen dot.
Shpirti im, ndoshta ka gabuar ,
Me kërkesat e shumta që ai ka,
Sikur jeta më mirë, të ishte kuptuar,
Më e lumturuar do të ishte zemra.
Nuk binjakëzohen kurrë dy shpirtëra,
Po nuk u bashkuan në një të vetme dy zemra,
Shpirti im, tek shpirti yt gjen vënd ,
Kur për shpirtin tim, shpirti yt vërtet dhemb.
29 Dhjetor 2021.
