SHPIRTI BUJAR


Sheqere Sina

Një shpirt bujar, i brengosur,
Vuante trishtimin e pasosur,
Për frymëmarrje kishte nevojë
Dhe Zoti frymë i dhuroi…

Ky shpirt dallohej nga të tjerët
Nga të vuajturit e të mjerët,
Zoti mes njerëzve e kish derguar
Jetën e tyre për të shpëtuar.

Frymë dashurie çoi në çdo derë,
Largoi breshrin, stuhitë në të mjerë
Solli për ta diellin e shpëtimit
Për të gëzuar të gjithë njerëzimin!
Autore: Sheqere Sina Albania

Frymë dashurie çoi në çdo derë,
Largoi breshrin, stuhitë në të mjerë
Solli për ta diellin e shpëtimit
Për të gëzuar të gjithë njerëzimin!
Autore: Sheqere Sina Albania

About Post Author