Shpirti i artistit-Sheqere Sina


SHPIRTI I ARTISTIT

Shpirti i artisti është si diell, Është qetësim dhe shërim. Ku janë kompozitorët e parë,

Ata shpirtin na mbajnë gjallë..

Me këngë na bënë njerëz krenarë.

Shpirti Artistit përhap dritë, Përhap rreze dielli ne shpirt… Në këtë kohë ne kemi nevojë

Të zgjatim jetën, jo të lëngojmë, Po me njeri-tjetrin të vallëzojmë…

S’harrohet kënga e lahutës shqiptare që tund pllajat, luginat dhe malet,

oshtima e saj ngre peshë zemrat mbarë, dhe na bën krenar që jemi shqiptar.

Keni dëgjuar si jehojnë bjeshkët e malësisë, Kur malësorët tundin telat e sharkisë, valëzojnë lëndinat, ndihen zilet e këmborët Kënga dhe vallja ngre peshë krejt malësorët.

Me shpirti i artistëve të shumtë popullor, duhet të këndojmë së bashku si në kor, Se na u mpiks truri përmbi celular, Merremi me llafe, si kurrë më parë…