Shpirti i dashurisë-Berzat Sadiki


Arma më e fuqishme

për te dashuria është

urtësia,

mençuria.

Kush i ka këto tipare,

vërtet është hero mbi heronj.

A mund të bëni këngë,

këngë ku madhështohet mençuria?

A mund mbani programe,

projekte,

tryeza,

takime

për ta ngritur mençurinë?

Mençuria është

zemra,

shpirti i dashurisë.

Me dashuri përhapet dashuria.

ngordh dhuna,

ngordh injoranca,

ngordh robëria.

Pa mençuri,

pa urtësi

u çajnë ujqit.

Pa mençuri

notohet lumit të zjarrtë.

Pa urtësi

mjerimi u bëhet ëmbëlsirë,

i zoton mendjet.

E keqja bëhet e mirë,

E mira bëhet e keqe.

Pa mençuri,

ndërrohen kahjet e rrugëtimit,

rrugëtime që çojnë në greminë,

e cila e mba emrin Çmenduri.