SHPIRTI I NJË GRUAJE, SI TOKË E BEGATË


/ZYBA HYSA/

Të njoha atëherë, kur buzëtharë isha,
Kur kisha nevojë për më shumë dritë,
Jo se dritë në ballë e në shpirt s’kisha,
Por kërkoja shpirtit… t’i gjeja një shpirt!!

Them: “kërkoja” por kurrë s’mora shkopin,
Të trokas portave, një dritare të çilnin,
Përherë shpresoja… dhe besoja Zotin,
Po të kërkoje dritë, dritë do të sillnin!!!

Për gjithësinë mjafton një diell i vetëm,
Një shpirt i vetëm, s’ndriçon dot njerinë,
Ndaj mbetemi në kërkim për gjithë jetën,
Duhet një shpirt tjetër, të sjellë magjinë!

Tash se kuptoj, Ti ndrin shpirtin tim,
Apo unë tëndin e ndriçoj më shumë!?
Të dy shpirtrat tanë, ngritur në vallëzim,
E nisin nga Ti… përfundojnë tek Unë!!

Na u çelën sytë, dalluam ç’mungonte,
Shumë vatra të qënies, mbetur n’harrim,
Se një shpirt i vetëm, s’mund t’i ndriçonte,
Një shpirt kërkon tjetrin, të marrë shkëlqim!

Shpirti i një gruaje, si tokë e begatë,
Por Toka pa diellin… s’ka gjelbërim!
Ndaj bekoj Perëndinë, për këtë fat,
Fati je Ti… DIELLI IM!


NE FOTO, VAJZA IME, BORANA..

About Post Author