Shpirti i nje gruaje:Zoica Gjolla Popi


Zoica Gjolla Popi

Poezi

Zoica Gjolla Popi

Shpirti i nje gruaje

I ngriu tingulli yjet në farfërimë,
nga një melodi shpirti gruaje,
që s’kuptohej
qante apo këndonte.

Aq sa qielli, po shkundëte meteorë.
vetmia u struk e tronditur,
si hije e drobitur.

Eh…. në rrahje zemrash
në ding dongun e lavjerrësit,
mbeti ç’akordimi i netëve të pagjumë.

Shpirti i brishtë i një gruaje,
digjet,
dridhet,
si luhatja e flakës së qirinjve.

O njerëz në njerëzi,
bëjeni melodinë e shpirtit të saj të këndojë!

Sa yjet të farfërijnë,
le të ndizen,
të vallëzojnë….

Para dashurisë Hyjnore
të shpirtit të një gruaje
peruluni!

About Post Author