Shpirti i vajzave sini…


Kristo Cipa

Të dashur miq!

Nga vëllimi poetik “Kambana e dashurisë” po ju postoj vjershën:

Shpirti i vajzave sini

(Kushtuar të shtatëmbëdhjetë vajzave që u mbytën në liqenin e Janinës nga pashai)

Natë e pustë. Mbërdhin liqeni

Orë e ligë. Hëna pa gojë

Qielli kup verbrinë e derdhi

Yjet fik të mos dëshmojnë

S’është në fron. Ku ndodhet Zoti?

Edhe djalli e ka pushim

Por veç një si hija e korbit

Bukuris i bën përgjim

Nëpër shteg të djallëzisë

Po kandis lakminë e syve

Vdekjen ftpn që ta gostis

Qeparis ti kthejë hiret

Janë plotë sbtatëmbëdhjetë

Perëndojnë pa dalë ylli

Jeta thotë:- S’dua më jetë

Nëse bukuritë i vrisnl!

Trembet, tmerrohet mandata

Gjeraqina arratiset

Nata do të kthehet mbrapa

Në gremina të gremiset

Në dorzim kush do ta marrë

Këtë bukuri pa frymë

Liqeni protest me dallgë

Me vones perënditë vijnë

Qielli mbajti mëri

Dhe zambaku zemrën nxiu

Shpirti i vajzave sini

Kokë prerë falet. Aliu

About Post Author