SHPIRTI IM


Ligor Stafa

Avull është ky shpirti im?

Gërmon në çdo fjalë të saj
se mos ndien lëmimin e dorës së saj,
endet nëpër rrugicat e fshehta të saj.

Të dehet kërkon nga zëri i saj,
i trallisur nga bukuria e ecjes se saj,
nga ai shpirt bukurie
të pakalueshme,
ai shpirt që të ndalon vargjet në grykë.

Ruhet ky shpirti im
nga padashjeprekjet e duarve,
u shmanget edhe syve të butësisë së
saj,
që mund t’i tregojnë
këputjen e krejtësishtshpresës.

I përflakur do të kthehesh
atëherë nga ky udhëtim,
shpirti im…

About Post Author