Shpirti krijon ylbere…Zyba Hysa


SHPIRTI KRIJON YLBERE…
Asgjë në këtë botë s’ka perfeksion,
Përvecse dashuria e vërtetë;
Ose është perfekte,
Ose s’egziston!
Kuantet e mia përherë nuhasin pastër,
Aromën që sjell dashuria,
Për herë të parë në jetën time,
Dashuria jote,
Erdhi jovetëm me aromën e saj dehëse,
Por edhe me shkëlqimin e yjësive ndezur,
Për të vënë flakën errësirës së fshehur,
Nëpër skutat e panjohura të shpirtit,
T’i zgjojë ato për të qenë sycelë,
Në rrugëtimin që na ka ngelë…!
Tashmë jemi bashkë si ajër,
Jemi bashkë si dritë,
Jemi bashkësi shpirt
E kur jemi kështu, Unë dhe Ti,
Kapërcehet cdo vështirësi,
Se ajri, drita janë shpirti,
E shpirti krijon ylbere,
Kapërcehen pengesat pa e kuptuar,
Është fryma e shenjtë e Përëndisë,
Që ka ndikuar!