Shpirtin e ngroha më pak:Razielda Hitaj


Shpirtin e ngroha më pak
Në fletët e zemrës brazime kishte mbire
Sa bukur rrëshqiste loti rrëke
Poshtë kraharorit oaz qetësie
Psherëtima bëhet flutur
Hap krahët, brigjeve te shpirtit lodron
Ah, ndjenje
Me gjete te heshtur sonte
Diç belbëzoj
Hëna me shoqëron , ulur mbi supin tim
Edhe këtë nate ajo me fshiu lotët
Ishin lot mallëngjimi
Seç vërtitej ne mendjen time
Hënës iu luta te rrinte edhe pak
Ne parvazin e dritares ndjej llohë
Stuhi ne shpirtin tim
Mos, aty mos prek
Shpirtin me duar te nxira
Më lejo…
Shiu ja befi llahtari
E lagu hënën time
Unë vallëzoja me shiun
Mbulonte rreken e lotëve
Me mahnite sonte
Veshur ne te bardhe
Nën petk diç vezulloi
Ishte hëna apo ti ? 


About Post Author